Futbollisti i Cagliarit dhe djali i legjendës së Milanit, Daniele Maldini është përfshirë në një aksident automobilistik mëngjesin e ditës së sotme vetëm pak orë pasi i dha fitoren skuadrës së tij në ndeshjen kundër Atalantës në Bergamo.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:15 në Via Caracciolo, në zonën veriore të Lombardisë. Në përplasjen mes dy automjeteve janë përfshirë gjithsej gjashtë persona, të cilët kanë pësuar lëndime të lehta, mes të lënduarve ishte edhe Maldini.
Sulmuesi kishte kaluar natën ne Milano pas fitores ndaj Atalantës. Maldini u dërgua në Spitalin Fatebenefratelli dhe sipas raportimeve gjendja e tij nuk paraqitet shqetësuese dhe dëmtimet janë të lehta. Policia ka nisur hetimet për të kuptuar shkaqet e aksidentit.






