150 milionë euro të shpenzuara deri më tani. Ky është bilanci i merkatos së Milanit, me blerjet e Goncalo Ramos, Mario Gilas dhe Diego Moreiras. Tre investime të rëndësishme në sulm, mbrojtje dhe në mesfushë për trajnerin Ruben Amorim, i cili po formon “puzzle”-n që i duhet për një ekip konkurrues në kampionat, Kupë dhe Europa League.
As presidenti i klubit Gerry Cardinale nuk është kursyer, pasi vetë numri “një” i kuqezinjve ka bërë çmos që të plotësohen kërkesat e portugezit. Mirëpo, këto lëvizje do të pasohen edhe nga të tjera përforcime, pasi Amorim pret ende nga drejtuesit.
Sakaq, nëse për blerjet vendoset nota maksimale, sa i përket shitjeve ka ende nevojë për më shumë punë. Nkunku do të largohet, Gimenez gjithashtu, ndërsa listës i plotësohen Tomori, Fofana, Odogu, Ricci dhe një sërë futbollistësh të tjerë që u duhet gjetur medoemos një sistemim i ri.
Interesant mbetet fakti se me Igli Taren si drejtor sportiv, kuqezinjtë s’e kishin aspak problem shitjen. Plot 15 lojtarë të larguar në kohën e shqiptarit, ku spikat shifra rekord prej 200 milionë eurosh arkëtime. Ndër to spikasin shitjet e Okafor dhe Thiaw.
Ka ende javë të mbetura deri në përfundimin e merkatos dhe Milani ka mjaftueshëm kohë për të kryer të gjitha operacionet në hyrje dhe dalje, përpara se Amorim të ketë të gjithë grupin e gatshëm.






