Igli Tare, në rolin e analistit sportiv në emisionin kushtuar Champions League në Top Channel, ka folur për fundin e sezonit të kaluar te Milani, duke e konsideruar mungesën e kuqezinjve në këtë kompeticion elitar, si “vetëvrasje”:
“Mungesa e Milanit në Champions Legue, sezonin e kaluar ishte një vetëvrasje. Sidomos në 4 ndeshjet e fundit të kampionatit. Juventusi dhe Milani ishin favoritët për të qenë mes 4 vendeve të para në renditje.
Mungesa e Milanit dhe Juventusit në Champions League, nuk është një dëm vetëm në planin sportiv në Itali, por edhe atë ekonomik”. Po ashtu, ka bërë bujë edhe deklarata kushtuar trajnerit Max Allegri.
Kur mori rolin e drejtorit sportiv te Milani, Tare kërkoi me ngulm Allegrin dhe e përshkroi si trajner që do dominoi ndeshjet, ndërsa mbrëmë “ktheu pllakën”: “Arma e fortë e Allegrit është që di ta vendosi skuadrën shumë mirë në fazën mbrojtëse”.






