Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Luajti para tre ditësh në ndeshjen e Kupës, futbollisti i Cagliarit përfundon në gjendje të rëndë

Shkruar nga NEWSPORT
Luajti para tre ditësh në ndeshjen e Kupës, futbollisti i
Yael Trepy

Tre ditë më parë ishte i pranishëm në fushë në fitoren 1-0 të Cagliarit përballë Arezzos, ndeshje kjo e vlefshme për turin e parë të Kupës së Italisë, ndërsa tashmë është duke luftuar për jetën. Yael Trepy, futbollisti 20-vjeçar po kalon një sfidë të vështirë, teksa ndodhet momentalisht në spital në gjendje kritike.

Trepy ishte duke kaluar ditën e pushimit në fundjavë dhe ndodhej në pishinë kur ndodhi pikërisht incidenti i rëndë. Sulmuesi po notonte në pishinë dhe befas thellësia i doli jashtë parashikimeve, duke bërë që lojtari të ndjente vështirësi, çfarë solli dhe humbjen e ndjenjave.

Menjëherë në vendngjarje mbërriti autoambulanca që e vendosi menjëherë në intubim dhe në këto çaste Trepy ndodhet në spitalin “Santissima Annunziata”, ku ndodhet dhe nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Për sulmuesin francez reagoi edhe vetë klubi i Cagliarit që ofroi mbështetje maksimale duke i dhënë kurajo lojtarit që ta kalojë me sukses këtë “sprovë” të vështirë.

Poll

Lexo gjithashtu