Inter-Juventus
Sipas raportimeve nga “La Gazzetta dello Sport”, dy gjigantët e Serie A, Interi dhe Juventusit, po shqyrtojnë mundësinë e një shkëmbim të mundshëm lojtarësh që përfshin Nico Gonzalez dhe Davide Frattesi.
Drejtuesit e Interin po diskutojnë për një kalim të mundshëm të Nico Gonzalez në Milano, ku zikaltërit e shohin argjentinasin si një profil ideal për krahët e tyre. Nga ana tjetër, mesfushori italian Davide Frattesi pëlqehet shumë nga drejtuesit e Juventusit, duke u shndërruar në një objektiv potencial për bardhezinjtë.
Bisedimet thuhet se janë në fazë shqyrtimi, ndërsa po vlerësohen me kujdes si aspektet teknike ashtu edhe ato ekonomike të këtij operacioni të bujshëm mes rivalëve direktë.
View this post on Instagram
Poll






