Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Lazio “pa frena” në merkato, drejtuesit përgatisin rikthimin e bujshëm

Shkruar nga NEWSPORT
Lazio “pa frena” në merkato, drejtuesit përgatisin
Lazio

Merkatoja e verës mund të sjellë një rikthim bujshëm në Serie A për Mauro Icardin. Sipas raportimeve nga "Sky Sport", Lazio ka nisur kontaktet zyrtare dhe po bën një tentativë konkrete për të siguruar shërbimet e sulmuesit.

Icardi aktualisht është lojtar i lirë pasi ka mbyllur aventurën e tij me Galatasarayn. Klubi bardhekaltër dëshiron të sondojë terrenin dhe të kuptojë dëshirën e argjentinasit për një transferim të mundshëm në Romë, megjithëse operacioni paraqitet mjaft i vështirë për shkak të kostove të larta të pagës dhe faktorëve të tjerë, Lazio shpreson se mund të gjejë gjuhën e përbashkët me lojtarin.

Nga ana e tij, sulmuesi po pret një telefonatë nga një skuadër që luan në Champions League, por Lazio është e vendosur të provojë shanset e saj për ta bindur atë që të pranojë këtë sfidë të re.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sky Sport (Italia) (@skysport)

Poll

Lexo gjithashtu