Ruben Amorim ka marrë pozitën e vështirë, atë që para disa dekadash konsiderohej privilegj, trajner i Milanit. Portugezi në një prononcim të radhës para mediave, ka habitur jo pak me objektivat për këtë sezon, duke e “lëshuar gojën”.
“Kur je në një klub si Milan, është normale që të kërkosh të fitosh titullin dhe ne do të përpiqemi. Të fitojmë çdo ndeshje, ky do të jetë objektivi.
E dimë që në Serie A nuk do të jetë e lehtë, sepse ka ekipe që prej shumë kohësh drejtohen nga të njëjtët trajnerë, por ne do të përpiqemi.
Edhe në Europa League duhet të besojmë se mund ta fitojmë këtë kompeticion”, u shpreh Amorim. Eksperienca e fundit si trajner për 41-vjeçarin, ishte te Manchester United, i shkarkuar pas rezultateve katastrofale.






