Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Juventusi në “black-out”, zbulohet sa do të mungojë kapiteni i ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
Juventusi në “black-out”, zbulohet sa do të mungojë
Juventus

Edhe pse ishte prezent për 90 minuta kundër Milanit, kapiteni i Juventusit, Manuel Locatelli reuzlton i dëmtuar dhe sipas mediave në Itali është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale.

Nëse kjo ndodh, faza e rikuperimit përkon 2-3 muaj, kohë relativisht e gjatë, ndërsa Serie A ka pak javë që ka nisur. “Tabloja” e mësipërme, rezulton “goditje e rëndë” për trajnerin Spalletti.

Pa liderin e mesfushës, te “Zonja e Vjetër” do të krijohet hendek, sikurse mungesë eksperience në bazë të kontigjentit aktual.

Por Locatelli nuk është e vetmja mungesë e madhe te bardhezinjtë, pasi Thuram, Yilidz, Ekhator dhe Cabal do të mbeten larg fushave për shumë javë. Ky bilanc, i hap shumë punë trajnerit Spalletti, riorganizimi i ekipit në bazë të opsioneve.    

Poll

Lexo gjithashtu