Djed Spence-Cristian Romero
Interi ka shfaqur interes konkret për anësorin e Tottenhamit, Djed Spence. Klubi zikaltër është gati të paraqesë ofertën e tij të parë për mbrojtësin anglez, pasi e sheh atë si zëvendësuesin ideal të Denzel Dumfries.
Për sa i përket marrëveshjes personale, lojtari është i hapur ndaj një transferimi të mundshëm te zikaltrit dhe po pret që kjo lëvizje të finalizohet.
Pas Botërorit, klubi anglez vendosi një çmim prej mbi 40 milionë eurosh për lojtarin. Por nëse Spurs ulin pretendimet financiare, marrëveshja mund të mbyllet për rreth 30 milionë euro plus bonuset.
View this post on Instagram
Poll






