Inter
Sipas raportimeve të fundit nga “Gazzetta dello Sport”, fondi i investimit që zotëron klubin e Interit, “Okatree”, po studion blerjen e një tjetër ekipi. Objektivi është nga liga e parë mes Belgjikës, Portugalisë, Holandës dhe Zvicrës.
Më tej, shtohet se kjo strategji ka për qëllim afrimin e lojtarëve të rinj te Interi nga ekipi që do blihet. Të njëjtën linjë kanë ndjekur edhe “shefat” e Milanit, duke blerë Casa Pia në Portugali.
Por kjo qasje lë hije dyshimi dhe tremb tifozët, nëse Interi do të ndryshojë strategji në tregun e merkatos, pra jo më shpenzime të mëdha për blerje me peshë.
Poll






