Transferimi i Goncalo Ramos te Milani nga Paris Saint-Germain u komentua gjatë në mediat italiane, e në veçanti ato pranë klubit kuqezi. Portugezi u ble për shumën e 73 milionë eurove, ndërsa në fushë, numëron vetëm një gol e një asist, shifra që nuk “ngrohin” aspak për investimin e bërë.
Një mendim lidhur me Ramos, e ka ndarë edhe Hernan Crespo, një ish-legjendë e Milanit i cili është treguar i drejtpërdrejtë. “Nuk e konsideroj goleador. Mjafton ti shohësh statistikat e karrierës dhe gjen përgjigjet që kërkon. Shënoi 53 gola në 131 ndeshje. Për më tepër, edhe pse ka dhënë kontribut të vlefshëm, nuk ka qenë kurrë titullar i padiskutuesëm. Lojtar i mirë, por jo i nivelit të lartë”, konstaton Crespo.
Ramos ka ende kohë për të “shuar” kritikët, pasi kampionati të rikthehet në normalitet. Por, faktet flasin se ish-i i PSG-së, nuk ka bërë thuajse asgjë për të merituar shumën që u pagua te parizienët.






