Kartoni i kuq dhënë ndaj Malen
Como dhe Roma kanë barazuar pa gola, ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Serie A. Të dyja skuadrat ndanë nga një pikë nga kjo përballje, edhe pse patën raste për të gjetur rrugën e rrjetës.
Kryeqytetasit mbetën me një lojtar më pak në fushë që prej minutës së 55-të pas daljes me të kuq të sulmuesit Danney Malen. Ndërhyrja e lojtarit ishte e rrezikshme, çfarë bëri që arbitri t'i drejtojë menjëherë kartonin.
Me këtë barazim, Roma zbret në vendin e 3-të në kuotën e 14 pikëve, ndërsa Como i afrohet Milanit me 11 të tilla. Sa i takon kuqezinjve, do të zbnresin sot në fushë në transfertën e Sassuolos.






