Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Fitoi Europianin me Italinë, sulmuesi tërhiqet nga futbolli në moshën 36-vjeçare

Shkruar nga NEWSPORT
Fitoi Europianin me Italinë, sulmuesi tërhiqet nga futbolli në
Italia

Ish-sulmuesi i Italisë dhe Lazios, Ciro Immobile ka njoftuar tërheqjen nga futbolli në moshën 36-vjeçare. Sulmuesi sezonin e fundit u aktivizua në Francë me ekipin e Paris FC pas largimit nga Bologna.

Lajmin e ka njoftuar vetë italiani në prani të shokëve të ekipit, teksa nuk munguan dhe emocionet. Immobile ka një "CV" të jashtëzakonshme ku përfshin 656 ndeshje dhe 350 gola. Ai shënoi 17 gola në 57 takime për Italinë, ku u shpall dhe Kampion Europe në vitin 2021.

36-vjeçari ka fituar titullin si golashënuesi më i mirë në Serie A në katër edicione të ndryshme. Imobile e nisi karrierën e tij tek Salernitana ku më pas kaloi te Juventus, Siena, Grosseto, Pescara, Genoa, Torino, Borussia Dortmund, Sevilla, Lazio, Besiktas, Bologna dhe në fund Paris FC. Suksesin më të madh të karrierës e pati pa dyshim te Lazio që zgjati nga viti 2016 deri në vitin 2024.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????????? ???????? ???????? ???????????????????????? ???????? (@herewegoitalia)

Poll

Lexo gjithashtu