Milani ka arritur marrëveshjen për të bashkëpunuar me kompaninë Adidas. Kështu raportojnë mediat italiane që konstatojnë se kuqezinjtë do të ndryshojnë sponsor, duke filluar nga vera e vitit 2028.
Përfitimet do të jenë akoma dhe më të mëdha në sferën ekonomike. Me Adidas që pritet të jetë edhe marka që do të ketë ekskluzivitetin e fanelave të skuadrës duke nisur që tek dizajnimi i tyre, kuqezinjtë do të gjenerojnë 50 milionë euro në vit.
Kontrata që flitet do të jetë aktive për 10 vite, që do të thotë se klubi do të arkëtojnë 500 milionë euro në total. Shumë herë më e lartë si shifër, krahasuar me atë çfarë fiton aktualisht Milani me Puma-n, 30 milionë në vit. Kështu, Adidas dhe Milan do të rikthehen sërish në tryezën e bashkëpunimit brenda dy vitesh.
Për herë të fundit, kjo kompani gjermane, ka dizejnuar veshjet e kuqezinjve në vitet e hershme të ’90-tës, dhe gjatë epokës kur skuadra drejtohej nga Carlo Ancelotti.






