Një ngjarje e turpshme është regjistruar pranë selisë së klubit të Milanit në Casa Milan. Persona ende të paidentifikuar kanë dëmtuar muralen që i dedikohet Franco Baresit, të ndarë nga jeta pak muaj më parë për shkak të sëmundjes së rëndë.
Ende nuk dihet se kush fshihet pas këtij akti të shëmtuar, ndërsa kërkimet kanë nisur për të gjetur autorët përgjegjës.
Pamjet e publikuara nga këshilltari bashkiak Alessandro Giungi në rrjetet sociale, tregojnë shpërfytyrimin që i është bërë murales, ku vihet re spërkatja me bojë të kuqe në fytyrën e Baresit si dhe e numrit të fanellës që mbante veshur ikona kuqezi, atë 6.
Nga kjo situatë e paprecedentë janë prekur tifozët e klubit, pasi ky gjest përbën një goditje të rëndë ndaj një simboli që ka dhënë shumë për klubin në gjithë historinë e tij.
View this post on Instagram






