Zhvillime të rëndësishme vijnë nga Italia, më konkretisht tek Empoli. Nga ajo çfarë raportohet, trajneri i skuadrës, Guido Pagliuca ka njoftuar dorëheqjen e menjëhershme duke lënë stolin.
Vendimin, Pagliuca e ka marrë për shkak të mosmarrëveshjeve që ka patur me bordin drejtues dhe pas seancës stërvitore të zhvilluar ditën e sotme në mëngjes, ka bërë të ditur dorëheqjen.
Duket se ecuria jo fort pozitive këtë sezon e ka patur një shkak. Ndërsa pozicioni në tabelë e rendit të 13-tin në Serie B italiane, marrëdhëniet mes palëve janë “krisur” dhe tashmë po niset nga puna për gjetjen e pasuesit të Pagliuca.
Duhet thënë se tek Empoli, aktivizohet edhe sulmuesi i Shqipërisë, Stiven Shpendi, ndërsa pjesë e skuadrës është edhe Mattia Huqi, i sapo grumbulluar me Kombëtaren U-21.






