Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E KRYER/ Shok skuadre me yllin e Kombëtares, sulmuesi bën rikthimin e papritur

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Shok skuadre me yllin e Kombëtares, sulmuesi bën rikthimin e
Stephan El Shaarawy

Stephan El Shaarawy do të bëhet futbollisti i ri i Genoas. Sulmuesi italian ishte pa ekip që pas përfundimit të aventurës me Romën dhe ka zgjedhur të mbetet sërish në Serie A italiane, këtë herë te rivalët.

Sulmuesi 33-vjeçar ka pranuar të firmosë për vetëm një sezon, me mundësinë për ta rinovuar edhe një vit më shumë, pra në vitin 2028. Te Genoa, El Shaarawy do të gjejë dhe mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Mario Mitajn, i cili gjithashtu u transferua te kuqeblutë pas largimit nga Al Ittihad.

Vlen të theksohet se për italianin ky është një rikthim te ekipi ligurian, pasi më herët ka luajtur në sezonin 2010/2011 përpara se të transferohej te Padova. Gjatë karrierës së tij, El Shaarawy spikati me Milanin, ndërsa ka veshur edhe fanellën e Monaco në Ligue 1 franceze dhe në Kinë me SH Shenhua.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu