Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E KRYER/ Juventus zgjidh problemet me portën, pasi dështuan me nënkampionin e Botës gjejnë akordin me 29-vjeçarin

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Juventus zgjidh problemet me portën, pasi dështuan me
Guglielmo Vicario

Guglielmo Vicario do të jetë futbollisti i ri i Juventusit. Portieri i Tottenham është zgjedhja e bardhezinjve, të cilët kanë arritur dhe marrëveshjen me klubin anglez për afrimin e 29-vjeçarit.

Vicario do t'i bashkohet "Zonjës së Vjetër" me formulën e huazimit 1-vjeçar, ndërsa për drejtuesit e klubit torinez kanë edhe mundësinë e të drejtës për ta blerë në fundin e sezonit.

Në këtë mënyrë, edhe ky repart gjen zgjidhje. Kujtojmë se në "orbitën" e Juventusit ishte dhe nënkampioni i Botës me Argjentinën, Dibu Martinez, por dyshimet mbi gjendjen e tij fizike si dhe distancat ekonomike, bëri që palët të tërhiqeshin nga tratativat me Aston Villan. 

Poll

Lexo gjithashtu