Giovanni Stroppa
Giovanni Stroppa nuk do të largohet nga Venezia. Drejtuesit e klubit kanë vendosur që të mbajnë trajnerin, përtej nisjes negative të këtij sezoni në kampionat të Serie A.
Ekipi në të cilin luan dhe sulmuesi shqiptar, Albion Rrahmani do të drejtohen sërish nga Stroppa, raporton eksperti italian, Gianluca Di Marzio, i cili ka marrë dhe besimin e strukturës drejtuese për të ndryshuar “marsh”.
Duhet thënë se Venezia në 5 javët e para nuk ka marrë asnjë pikë, çfarë korrespondon edhe me vendin e fundit në klasifikim, përkthyer me rënie nga kategoria.






