Daniele De Rossit nuk i rrezikohet e ardhmja në stolin e Genoas, së paku deri në këto momente. Edhe pse ekipi ligurian pësoi një tjetër disfatë të rëndë duke u mposhtur nga Parma në transfertë, shifrat 2-1 dhe për llogari të javës së pestë të Serie A, drejtuesit kanë shprehur besimin e palëkundur tek ish-legjenda e Romës.
Kështu raporton dhe gazetari italian, Gianluca Di Marzio në postimin në profilin e tij, ku shkruan se pavarësisht situatës së krijuar në këto javë të kampionatit, De Rossit do t’i jepet sërish besim për të vazhduar me punën edhe në ndeshjet e ardhshme.
Duhet thënë se me De Rossin në stol, besimi për Mario Mitaj ka qenë i limituar. Edhe në sfidën me Parmën, mbrojtësi i Kombëtares nuk u konsideruar për asnjë çast duke ngrohur stolin për 90 minuta. Të vetmet paraqitje në fushë të shqiptarit, rezultojnë ato në Kupë ku dha edhe asist në sfidën përballë Ascolit dhe ndaj Sudtirol, po në Kupë në raundin e 1/16-tave, kur u aktivizua për 61 minuta.
View this post on Instagram






