Ausilio & Marotta
Piero Ausilio pritet të largohet nga Interi. Pas 28 vitesh në pozicionin e drejtorit sportiv, mediat italiane raportojnë se palët janë drejt divorcit, vendim ky që do të bëhet i kryer në fundin e këtij sezoni.
Siç duket, kontrata e cila Ausilios në qershor të vitit 2027 nuk do t’i rinovohet ndaj dhe drejtori sportiv i zikaltërve do ta mbyll pas këtij edicioni rrugëtimin historik.
Me Interin, Ausilio ia ka dalë të fitojë tre tituj, dy Kupa të Italisë dhe tre Superkupa. Sa i takon “prurjeve” në merkato, Ausilio ia ka dalë të bindë emra si Lautaro Martinez, Nicolo Barella, Alessandro Bastoni, Marcus Thuram dhe shumë të tjerë.
Poll






