Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E ardhmja mbetet në dyshim, Inter kërkon 12 milionë euro për mbrojtësin

Shkruar nga NEWSPORT
E ardhmja mbetet në dyshim, Inter kërkon 12 milionë euro për
Yann Bisseck-Benjamin Pavard

E ardhmja e Benjamin Pavard te Interi është vënë sërish në pikëpyetje, ndërsa klubi zikaltër po vlerëson që ta mbajë apo jo mbrojtësin.

Pavard ka qenë titullar në të tria ndeshjet miqësore të turneut aziatik të Interit. Trajneri Chivu e aktivizoi nga minuta e parë në Hong Kong kundër Manchester Cityt, ku mbrojtësi shënoi golin e barazimit, si dhe në sfidat e tjera ndaj Milanit dhe Juventusit. Këto paraqitje të sigurta kanë treguar gatishmërinë e lojtarit për të lënë pas tensionet e kaluara.

30-vjeçari u kthye te Interi pas një sezoni me ulje-ngritje te Marseille, ku klubi francez nuk e bleu përfundimisht për 15 milionë euro. Tashmë, fati i tij varet nga lëvizjet e drejtuesve. Drejtorët Marotta dhe Ausilio synojnë të arkëtojnë rreth 12 milionë euro nga shitja e tij, duke kursyer gjithashtu 5 milionë euro pagë. Ditët e ardhshme pritet të qartësohet përfundimisht fati i mbrojtësit francez.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by La Gazzetta dello Sport (@gazzettadellosport)

 

Poll

Lexo gjithashtu