Lautaro Martinez u dëmtua në ndeshjen që Interi humbi përballë Club Brugge, 3-4 në Itali, sfidë e vlefshme për raundin e dytë të Champions League.
Sulmuesi i cili shënoi dy nga golat e zikaltërve ndjeu shqetësime serioze në kofshë dhe nga diagnoza e zbuluar së fundmi, mësohet se argjentinasi do të mungojë për një kohë të gjatë.
Mediat italiane flasin për një periudhë një muaj larg fushës së blertë që ndryshe përkthehet me shumë sfida pa prezencën e tij. Nëse i referohemi kalendarit për ndeshjet e ardhshme të zikaltërve, Martinez do të mungojë në dy ndeshjet e Championsit, përkatësisht me Shakhtar Donetsk dhe Feyenoord si dhe në ato të kampionatit.
9-shi i sulmit nuk do të jetë në gjendje të luajë as në derbin e “La Madonninas” me Milanin, ndërsa mund të konfirmohen gjithashtu edhe mungesa ndaj Bolognas, Fiorentinës, Venecias dhe Comos.






