Berat Gjimshiti
Ka kaluar fiks një javë që kur Berat Gjimshiti kaloi nga Atalanta te Al Diriyah në Arabinë Saudite. Mbrojtësi shqiptar zgjodhi që pas 10 vitesh t’i japë fund kësaj eksperience për të nisur një të re, përtej kufijve.
Detaji që nuk mbeti pa u vënë re ishte pikërisht mungesa e një postimi nga ana e klubit “Bergamask” për lamtumirën e Gjimshtit, gjë që ka ndodhur së fundmi, pak minuta më parë.
“Një falenderim nuk do të mjaftonte. Paç fat, Berat”, shkruhet shkurtimisht në postimin falenderues.
Kujtojmë se me kontratën e re, Gjimshiti do të përfitojë plot 4 milionë euro në vit, marrëveshje e vlefshme deri në qershorin e vitit 2028.
View this post on Instagram
Poll






