Ndryshe nga Kristjan Asllani, fati i të cilit është ende “në ajër”, tek Interi mund të ndryshojë së shpejti ambient Davide Frattesi.
Mesfushori i cili erdhi me pritshmërinë për të shpërthyer në këtë repart, humbi terren dhe përfundoi në stol, duke dhënë kontributin e tij kryesisht si zëvendësues.
Lazio are reportedly interested in Davide Frattesi. The clubs are working on a loan deal that would become a mandatory permanent transfer if certain conditions are met via @MatteMoretto. Since joining Inter in 2023–24, he has made more substitute appearances than any other Inter… pic.twitter.com/fWNuZHIr94
— F.C. InterData (@Fcinterdata) August 11, 2026
Për këtë arsye, gazetari italian Matte Moretto raporton se 26-vjeçari është shumë pranë kalimit te Lazio, një rival ky i Interit në Serie A dhe që drejtohet në stol nga Gennaro Gattuso, një ish i Milanit.
Mësohet se lojtari ka thënë “PO”-në e tij, ndërsa marrëveshja thuhet se do kryhet si huazim me të drejtën e blerjes në fundin e sezonit.
Lazio vicinissima a Davide Frattesi.
— Matteo Moretto (@MatteMoretto) August 12, 2026
Nelle ultimissime ore c’è stato un nuovo contatto con l’Inter e l’intesa sui numeri dell’operazione è quasi raggiunta.
In chiusura con la formula precedentemente raccontata: prestito oneroso con diritto di riscatto che diventa obbligatorio… https://t.co/wDZG0k4fe7
Tek lacialët, Frattesi do të “merrte veten” sërish duke gjetur dhe hapësirat e nevojshme. Duket se shoku i Kristjan Asllanit, e ka gati “shpëtimin” nga makthet e stolit, ndryshe nga mesfushori shqiptar që ende ndodhet në udhëkryq.






