Santi Gimenez dhe Rafael Leao
Largimi i Rafael Leaos nga Milani nuk pritet të jetë kaq i lehtë. Edhe pse palët e kanë pranuar tashmë “divorcin” në heshtje, drejtuesit e klubit kuqezi kanë vendosur t’i shkojnë deri në fund pretendimeve për të përfituar shumën ata kërkojnë për shërbimet e sulmuesit.
Në këtë mënyrë, oferta e parë e mbërritur nga gjiganti turk, Galatasaray është kthyer mbrapsht, 35 milionë euro.
Gazetari Yagiz Sabuncouglu raporton se Milani kërkon plot 50 milionë euro për ta lënë të lirë. Në orët në vijim pritet edhe “ofensiva” e radhës.
AC Milan, Galatasaray'ın Rafael Leao için yaptığı 35 milyon euroluk teklifi reddetti. 50 milyon euro talebini yineledi. https://t.co/vVTvqlphri
— Yağız Sabuncuoğlu (@yagosabuncuoglu) August 6, 2026
Poll






