Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

30 milionë euro për Moise Kean, debutuesit e Champions League provojnë goditjen e bujshme

Shkruar nga NEWSPORT
30 milionë euro për Moise Kean, debutuesit e Champions League
Moise Kean

Como duket se ka shfaqur interes serioz për sulmuesin e Fiorentinës, Moise Kean. Sipas mediave italiane, klubi bardhë e blu ka paraqitur ofertën e parë zyrtare për të siguruar shërbimet e lojtarit.

Klubi ka propozuar një marrëveshje huazimi prej 5 milionë eurosh, e cila shoqërohet me detyrim blerjeje në fund të sezonit, duke e çuar shifrën totale të transferimit në rreth 30 milionë euro.

Drejtuesit dhe stafi teknik shohin te Kean profilin ideal për të përforcuar repartin e sulmit dhe për t'i dhënë një shtysë tjetër ambicieve të skuadrës në Serie A si dhe për të pasur një paraqitje sa më të mirë në Champions League.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by La Gazzetta dello Sport (@gazzettadellosport)

Poll

Lexo gjithashtu