Quinten Timber
Quinten Timber është futbollisti më i ri i Crystal Palace. Mbrojtësi 25-vjeçar vendosi që të largohej nga Marseille, për të nisur një aventurë të re me ekipin e Premier League.
Me klubin e ri, holandezi ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2031. Ndërsa për të siguruar shërbimet e tij, klubi anglez ka shpenzuar 20 milionë euro.
Kujtojmë që mbrojtësi i Holandës e ka nisur karrierën me Feyenoord. Më vonë, Timber është aktivizuar edhe për Ajax, Utrecht dhe së fundmi Marseille në Francë.
Vlen të përmendet se Quinten është vëllai i Jurrien Timber, mbrojtësit të Arsenal.
View this post on Instagram
Poll






