Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

ZYRTARE/ Operacioni “fshesa” te Chelsea, 27-vjeçari lë “blutë” dhe transferohet te skuadra që luan në Champions

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Operacioni “fshesa” te Chelsea, 27-vjeçari lë
Chelsea

Trevoh Chalobah është futbollisti i ri i Como. Mbrojtësi anglez u prezantua mbrëmjen e sotme nga klubi italian përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Me klubin nga Lombardia, 27-vjeçari firmosi një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2031, ndërsa operaconi i kushtoi klubit nga Lombardia rreth 30 milionë euro. 

Kështu, me Chalobah në ikje, fillon dhe operacioni “fshesa” te Chelsea që ka ndërmarrë një “maratonë largimesh” për shkak të pranisë së madhe të futbollistëve.

Vlen të theksohet se Como do të marrë pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm dhe me përforcimin në prapavijë, trajnerit Cesc Fabregas i shtohet një tjetër element i rëndësishëm, në vigjilje të edicionit të ri. 

Poll

Lexo gjithashtu