Allan gjatë prezantimit te Manchester City
Allan është futbollisti më i ri i Manchester City. Sulmuesi 22-vjeçar vendosi që të largohej nga Palmeiras, për të nisur një aventurë të re me “Qytetarët” në Premier League.
Me klubin e ri, braziliani ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2031. Ndërsa për të siguruar shërbimet e tij, City ka shpenzuar 37.5 milionë euro.
Interesim për 22-vjeçarin kishin shfaqur edhe Aston Villa me Liverpool, megjithatë, braziliani zgjodhi të vishte fanellën e klubit nga Manchester
View this post on Instagram
Poll






