Eden Hazard do të rikthehet te Chelsea. Këtë herë nuk bëhet fjalë për një kthim si futbollist aktiv, pasi sulmuesi belg e ka njoftuar tërheqjen nga futbolli tre vite më parë, por për një ndeshje mes legjendave.
Bëhet me dije se Chelsea ka organizuar më 27 mars një ndeshje me legjendat e Tottenham, ndaj edhe Hazard do të kthehet në “Stamford Bridge” si një prej lojtarëve që ka shkruar historinë me “blutë” e Londrës.
Sa i takon karrierës aktive, Hazard e nisi me Tubzen në kampionatin belg, për të vijuar më pas me Lillen në Francë. Kapërcimi i tij i madh erdhi me kalimi te Chelsea ku qëndroi për 7 sezone, përpara se në vitin 2020 të kryente lëvizjen te Real Madrid. Aventura e tij me madrilenët zgjati vetëm 4 sezone, që përkoi dhe me klubin e tij të fundit.
View this post on Instagram






