Matias Fernandez-Pardo
Matias Fernandez-Pardo është futbollisti më i ri i Newcastle. Sulmuesi 21-vjeçar vendosi që të largohej nga Lille, për të nisur një aventurë të re në Premier League.
Me klubin e ri, belgu ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2031. Ndërsa për të siguruar shërbimet e tij, “Qymyrxhinjtë” kanë shpenzuar 60 milionë euro.
Kujtojmë se Fernandez-Pardo e ka nisur karrierën e tij në Belgjikë me Anderlecht. Më vonë është aktivizuar edhe me skuadra si KV Mechelen apo Gent, para se të kalonte në Francë.
Ndërsa në sezonin e shkuar, belgu shënoi 8 gola e asistoi në 7 të tjerë në 41 ndeshje me Lille.
View this post on Instagram
Poll






