Rafael Leao, Pedro Neto & Cristiano Ronaldo
Pedro Neto do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të Chelsea-t. Sulmuesi 28-vjeçar dhe klubi londinez kanë gjetur dakordësinë, për të zgjatur bashkëpunimin mes tyre.
Me “Blutë e Londrës”, portugezi ka firmosur kontratën e re, e cila e mban të lidhur me ta deri në verën e vitit 2032. Një lëvizje surprizë nga Chelsea, por mesa duket kërkesa e Xabi Alonso ka bërë që të veprohet shpejt.
Kujtojmë se Neto u bashkua me “Blutë” në verën e vitit 2024 nga Wolves për 60 milionë euro. Ndërsa me Chelsea-n, sulmuesi i krahut të djathtë ka 21 gola dhe 19 asiste në 108 ndeshje.
Poll






