Ousmane Dembele dhe Bradley Barcola
Bradley Barcola është futbollisti më i ri i Liverpool. Sulmuesi 23-vjeçar u prezantua sot, ndërsa klubi anglez ka ndarë dhe momentet e hedhjes së firmës mbi kontratë.
Për anësorin francez, drejtuesit e “The Reds” kanë paguar shifrën rekord prej 125 milionë eurosh, ndërsa 20 milionët e tjerë do të vijnë në formë bonusesh.
Minutat e pakta me trajnerin Luis Enrique bëri që Barcola të mbyllte përfundimisht kapitullin me kampionët e Europës dhe të transferohej në Premier League.
Me PSG-në, anësori i krahut të majtë fitoi dy tituj Champions, 2 Superkupa të Europës, 3 tituj kampion në Francë, 3 Superkupa të Francës dhe 2 Kupa të tjera.
View this post on Instagram
Poll






