Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Spektakël i 7 golave, Chelsea “nënshtron” Brighton, fiton edhe Sunderlandi i Xhakës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Spektakël i 7 golave, Chelsea “nënshtron” Brighton,
Chelsea

Chelsea ka mposhtur Brighton, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Premier League. Sfida e zhvilluar në "Stamford Bridge" përfundoi me rezultatin 4-3 në favorin e "bluve" të Londrës.

Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso e gjeti tre herë rrugën e rrjetës në pjesën e parë, përmes Latvia, Neto dhe Joao Pedros. Për miqtë, mendoi Yalcounye në minutën e 35-të. 

Me fillimin e pjesës së dytë, Joao Pedro gabon duke shënuar autogol dhe në këtë mënyrë ngushtohet diferenca mes skuadrave për të lënë gjithçka të hapur deri në minutat e fundit. Mirëpo, Palmer në të 74-tën rikthen qetësinë te Chelsea. Gross gjen rrugën e rrjetës për të tretin e miqve, por pa mjaftuar për të dalë me pikë.

Me këtë rezultat, Chelsea i Alonsos shkon në kuotën e 6 pikëve në dy përballjet e para, duke marrë vendin e 3-të në renditje.

Fitore ka arritur dhe Sunderland i Xhakës që mposhti minimalisht 1-0 Fulham. Goli i Isidor rezultoi vendimtar për tri pikët e çmuara. Në anën tjetër, dueli mes Leeds dhe Brentford përfundoi në barazimin 1-1. 

Goli i Latvia (Chelsea 1-0 Brighton)

Goli i Neto (Chelsea 2-0 Brighton)

Goli i Joao Pedro (Chelsea 3-0 Brighton)

Goli i Yalcouyne (Chelsea 3-1 Brighton)

Autogoli i Joao Pedro (Chelsea 3-2 Brighton)

Goli i Palmer (Chelsea 4-2 Brighton)

 

Poll

Lexo gjithashtu