Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Saka merr “për dore” Arsenalin, kampionët largohen me “kokën lart” nga transferta me Aston Villën

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Saka merr “për dore” Arsenalin, kampionët largohen
Bukayo Saka & Declan Rice

Arsenal ka fituar në transfertë përballë Aston Villa, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Villa Park”, përfundoi me shifrat 0-1.

Golin e vetëm të kësaj sfide, e shënoi Bukayo Saka. Sulmuesi anglez i “Topçinjve” e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 59-të, duke i dhënë një triumf mjaft të rëndësishëm kampionëve në fuqi.

Kështu, Arsenal grumbullon 6 pikë të plota pas dy javëve të para të kampionatit, duke u ngjitur në vendin e dytë, pas Manchester City-t. Në krahun tjetër me 0 pikë, Aston Villa mbetet në vendin e parafundit, pra 19-të.

Goli i Saka (Villa 0-1 Arsenal)

Poll

Lexo gjithashtu