Liverpool ka barazuar në shtëpi përballë Nottingham Forest, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Anfield”, përfundoi me shifrat 2-2.
Golat për miqtë u shënuan nga Dan Ndoye në minutën e 24-të dhe Gibbs-White në 70-tën. Ndërsa për vendasit rrugën e rrjetës e gjetën Isak dhe Munoz, respektivisht në minutën e 60-të dhe 82-të.
Kështu, “The Reds” marrin barazim e dytë radhazi në këtë sezon të ri, duke mbetur në vendin e 10-të. Për Nottingham, kjo është pika e parë e këtij sezoni, duke u ngjitur momentalisht në vendin e 12-të.
GOLAT:
Goli i Ndoye (Liverpool 0-1 Nott.Forest)
Goli i Isak (Liverpool 1-1 Nott.Forest)
Goli i Gibbs-White (Liverpool 1-2 Nott.Forest)
Goli i Munoz (Liverpool 2-2 Nott.Forest)






