Alexander Isak
Liverpool ka triumfuar në transfertë përballë Ipswich, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Portman Road”, përfundoi me shifrat 0-2.
Protagonist absolut në këtë sfidë ishte sulmuesi i “The Reds”, Alexander Isak me dopietën e tij. Si fillim, suedezi shënoi në minutën e 6-të, ndërsa për të dytin mendoi 3 minuta më vonë.
Kështu, Liverpool shkon në vendin e 5-të dhe në kuotën e 5 pikëve. Në krahun tjetër me 3 pikë, Ipswich Town mbetet në vendin e 13-të në klasifikimin e kampionatit anglez.
GOLAT:
Goli i Isak (Ipswich 0-1 Liverpool)
Goli i Isak (Ipswich 0-2 Liverpool)
Poll






