Manchester United - Tottenham
Manchester United dhe Tottenham kanë barazuar me rezultatin 1-1, në sfidën e vlefshme të javës së 6-të të Premier League.
Dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Mbuemo çoi të tijët në epërsi pas golit në minutën e 73-të, ndërsa Tottenham mbeti me një lojtar më pak që prej minutës së 78-të, pas daljes me të kuq të Bentancur.
Megjithatë, në skenë del Solanke që shënon pak çaste para fundit të ndeshjes, për t’i dhënë “Spursave” një pikë “vitale” për situatën e renditjes.
Momentalisht, Manchester United mban vendin e 12-të në klasifikim me 6 pikë në total, ndërsa Tottenham 3 më pak në pozitën e 18-të.






