Chelsea ka fituar ndeshjen e sotme në “Stanford Bridge” kundër Leeds në EFL Carabao Cup. Blutë e Londrës fituan me rezultatin e thellë 6-3.
Leeds shënoi e para me golat e Tarik Muharemovic në minuten e 23-të dhe Brenden Aaronson në minutën e 48-të. Chelsea arriti të zgjohej me dy gola të shpejtë me anë të Cole Palmer në minutën e 52-të dhe të 55-të duke rikthyer barazpeshën.
Më pas rruga për të gjetur golin u bë më e thjeshtë për të besuarit e Xabi Alonsos ku arritën të shënonin dhe katër gola të tjerë me anë të Pedro Neto në minutën e 60-të, Valentin Barco në minutën e 80-të dhe dy gola nga sulmuesi Danny Welbeck në minutën e 65-të dhe 94-të.
Chelsea arrin kualifikim në raundin tjetër ndërsa është në pritje të shortit për të njohur kundërshtarin e radhës.
Goli i Tarik Muharemovic
Goli i Brenden Aaronson
Goli i Cole Palmer
Goli i Cole Palmer
Goli i Pedro Neto
Goli i Danny Welbeck
Goli i Dominic Calvert-Lewin
Goli i Valentin Barco
Goli i Danny Welbeck






