Cuti Romero
Atletico Madrid është dashur të vuajë për të arritur fitoren përballë Alaves në transfertë. Sfida e cila u zhvillua për llogari të javës së 8-të përfundoi 1-2 në favor të “Los Colchoneros”.
Grimaldo shënoi të parin për miqtë në minutën e 33-të, përpara se Boye të barazonte shifrat shtesën e gjashtë para përfundimit të pjesës së parë.
Është dashur minuta e 87-të që ekipi i Diego Simeones të dilte me tre pikët e plota në këtë përballje, falë mbrojtësit të afruar në verë, Cuti Romero që shënoi golin e fitores. Me këtë rezultat, Atletico Madrid mban vendin e dytë me 19 pikë, 3 më shumë se Real Betis.






