Manchester United - Ipswich Town
Manchester United ka marrë fitore spektakolare kundër Ipswich Toën, java e 2-të në Premier League. Në ndeshjen e mbajtur në “Old Trafford”, Manchesteri triumfoi me përmbysje 5 – 2, ku protagonist absolut rezultoi kapiteni Bruno Fernandes, autor i trigolëshit.
Serinë e golave e hapi Davis, duke i dhënë epërsinë e përkohshme Ipswich Town, minuta e 29-të. Reagimi i “Djajve” erdhi me finalizimin e Bruno Fernandes (40-të). 1 – 1 u mbyll pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë, Manchester United u tregua i “pamëshirshëm”, 2 gola të tjerë Bruno Fernandes dhe autogoli i Greaves. Akpom i vuri “kapak” rezultatit final 5 – 2 për ekipin e drejtuar nga Michael Carrick.
Poll






