Sulmuesi i Hull City, Sorba Thomas, sot është përfshirë në një aksident me makinë pranë qendrës stërvitore të Cottingham. Në foto, evidentohet mjeti tip “Land Rover Defender” i përmbysur, ndërsa lojtari 27-vjeçar nuk ka pësuar dëme fizike.
Ende e paqrtë se çfarë ka ndodhur që mjeti ka përfunduar në këtë mënyrë, nëse ka pasur humbje të kontrollit nga pavetëdija e momentit, apo lojtari ka pasur komplikacion shëndetësore.
Klubi i Hull City, në lidhje me ngjarjen e mësipërm, ka reaguar direkt, duke qetësuar tifozët: “Klubi është në dijeni të imazheve të makinës së Sorbës që qarkullojnë në rrjetet sociale dhe mund t’i sigurojë mbështetësit se ai nuk ka pësuar lëndime dhe ka dalë nga automjeti i tij plotësisht i padëmtuar”.
Hull City do të luaj nesër kundër Chelsea në Premier League dhe Sorba Thomas do të udhëtojë me ekipin për në Londër.






