Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Trajneri i Manchester Cityt i “ngrin” buzëqeshjen Barcelonës për Rodrin, Maresca: Pres që ai të vijë në...

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Manchester Cityt i “ngrin” buzëqeshjen
Rodri

Në Spanjë janë të sigurt se Rodri do të jetë futbollisti i ri i Barcelonës, me katalanasit që kanë nisur propozimin e dytë drejt Manchester Cityt për ta blerë përfundimisht mesfushorin.

Mirëpo, disa deklarata mund të “frenojnë” entuziasmin e tifozëve katalanas mbi këtë afrim të bujshëm. Fjala është për Enzo Marescën, trajnerin e “Qytetarëve” që është shprehur se momentalisht Rodri është lojtar i Manchester City dhe është në pritje që ai t’u bashkohet në stërvitje.

“Rodri? Momentalisht pres që ai të mbërrijë në Manchester të mërkurën”, fjalët e Marescës që mund të interpretohen si injorim për interesimin e Barcelonës.

Megjithatë, përjashto surprizat, kampioni i Botës me Spanjën në Botëror e ka shprehur vullnetin e tij, kalimin te Barcelona dhe ekspertët e merkatos shprehen se kjo tratativë do të përfundojë me sukses.

Poll

Lexo gjithashtu