Tottenham
Tottenham është një nga klubet më aktive në merkaton e verës. Londinezët deri më tani kanë shpenzuar 270 milionë euro për afrimin e lojtarëve të rinj dhe kjo shumë mund të rritet dei në përfundim të afatit të merkatos.
Objektivi i radhës për Tottenham është holandezi Cody Gakpo. Sulmuesi luajti një rol dytësor sezonin e fundit me Liverpool dhe londinezët kërkojnë të përfitojnë nga ky fakt.
Gakpo është nën kontratë me të kuqtë deri në 2031 dhe largimi nga “Anfield” nuk do të jetë aspak e lehtë. Në rast largimi këtë verë Tottenham do të duhet t'i paguajë Liverpoolit 60 milionë euro për të lënë të lirë holandezin.
Poll






