Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Superderbi në Premier League, United dhe City matin forcat në “Old Trafford”

Shkruar nga NEWSPORT
Superderbi në Premier League, United dhe City matin forcat në
Manchester United-Manchester City

Sot do të luhet super sfida e javës së katërt në Premier League ajo e derbit të Manchester-it me Manchester United dhe Manchester City. Përballja do të luhet në stadiumin “Old Trafford” duke nisur prej orës 17:30.

United vjen në këtë përballje pas barazimit 2-2 ndaj Everton javën e shkuar dhe do të kërkojë të marrë tre pikë për të ngushtuar diferencën me ekipet e kreut. “Qytetarët” nga krahu tjetër janë më të qetë pasi nuk kanë asnjë humbje që prej disfatës ndaj Arsenal në finalen e FA Community Shild dhe ata mund të fitojnë katër ndeshjet e tyre të para të një sezoni të Premier League për herë të shtatë, gjë që do të përbëjë një rekord absolut për ta.

United fitoi ndeshjen e vjetshme të këtij kalendari me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë të Carrick-ut, por fitorja e fundit radhazi në shtëpi në ndeshjet direkte në kampionat daton në vitin 2011 nën drejtimin e Sir Alex Ferguson.

Poll

Lexo gjithashtu