Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Steven Gerrard “thirrje” Premier League t’i japin një mësim të mirë Manchester Cityt: T’u hiqen trofetë, bëjini shembull

Shkruar nga NEWSPORT
Steven Gerrard “thirrje” Premier League t’i japin një
Steven Gerrard

Një javë më parë, Premier League shpalli fajtor Manchester Cityn mbi 114 shkeljet financiare, për të cilat klubi do të njihet me verdiktin përfundimtar të masave që do të merren në fillim të vitit të ardhshëm.

Edhe pse “Citizens” kanë bërë rezistencë, duke e apeluar këtë masë të rëndë, figura të njohura nuk kanë ngurruar ta “kryqëzojnë” klubin për veprimet e gabuara. Madje, ka dhe nga ata që këmbëngulin që skuadra të tilla të bëhen shembull për të tjera që guxojnë të ndërmarrin të njëjtën rrugë.

Steven Gerrard është mes tyre. Legjenda e Liverpoolit i ka bërë thirrje Premier League që të mos lëshojnë asnjë “pe” sa i takon ndëshkimit që i duhet dhënë Cityt.

“Nuk dua që lojtarët të cënohen, t’u merren trofetë dhe medaljet. Por, klubit, atij duhet t’i hiqen titujt. Duhet thënë një shembull”, ishin fjalët e Gerrard.

Ndëshkime më parë morën dhe Everton dhe së fundmi Nottingham Forest, të cilat morën masa të përballueshme për shkelje të lehta.  

Lexo gjithashtu