Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Muaj vendimtarë për Manchester Cityn: Klubi vendos apelimin e çështjes pas skandalit financiar, caktohet afati për dëgjesën dhe vendimin final

Shkruar nga NEWSPORT
Muaj vendimtarë për Manchester Cityn: Klubi vendos apelimin e
Manchester City

Këto do të jenë muaj vendimtar për Manchester Cityn që gjendet përballë një “lumi” akuzash, lidhur me 115 shkeljet e bëra publike nga një komision i dedikuar nga Premier League.

Pronarët, së bashku me stafin drejtues kanë vendosur që ta apelojnë këtë çështje, para skadimit të afatit të lëshuar më 2 tetor, dita e sotme, ndërsa dëgjesa është parashikuar të mbahet më 18 dhjetor.

Në nisjen e vitit 2027, pra në muajin janar do të caktohet edhe verdikti final pasi të dëgjohet pala e akuzuar për shkeljet e bëra, ndërsa sanksionet që do t’i shqiptohen “Citizens” mes shkurtit dhe marsit të këtij viti.

Ndëshkimi për Manchester City-n, në rast se do të konfirmohen edhe ligjërisht shkeljet në shqyrtimet gjatë kësaj çështje që po hetohet, do të shpallet në pranverë, por pa caktuar një periudhë konkrete.

Skandali financiar i klubit nga Manchesteri, nxorri në pah një “mbushje artificiale” të të ardhurave që preknin 1 miliardë eurot, duke fshehur burimin e vërtetë. Nga kjo shkelje e rëndë, ajo çfarë rrezikon klubi është zbritja drastike e pikëve, gjoba, deri tek rënia një kategori më poshtë, pra në Championship.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu