Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Manchester City projekton goditjen e madhe, mesfushori argjentinas zëvendësuesi ideal nëse largohet Rodri

Shkruar nga NEWSPORT
Manchester City projekton goditjen e madhe, mesfushori argjentinas
Manchester City

Përforcimi i mesfushës ka marrë një kthesë të re në merkato, me Manchester City-n që ka piketuar profilin e duhur për të pasuar Rodrin nëse ky i fundit largohet drejt Barcelonës. Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio, ëndrra e madhe e "Qytetarëve" për të ardhmen është mesfushori argjentinas i Chelseat, Enzo Fernandez.

Manchester City dhe Barcelona janë në pritje të arritjes së një marrëveshjeje për transferimin e Rodrit drejt katalanasve. Për të mbuluar një largim të tillë të bujshëm, drejtuesit anglezë kanë piketuar Enzo Fernandez, një emër që vlerësohet shumë për cilësitë dhe vizionin e tij në fushë.

Një faktor shtesë që favorizon këtë pistë është fakti se Enzo Fernandez është stërvitur më parë te Chelsea nga Enzo Maresca, aktualisht në krye të pankinës së Manchester City-t. Mbetet për t'u parë nëse klubi londinez do të pranojë të ulet në tavolinën e bisedimeve për të hapur një tratativë të mundshme për argjentinasin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gianluca Di Marzio (@gianlucadimarzio)

Poll

Lexo gjithashtu