Manchester City ka refuzuar dhe ofertën e dytë të Barcelonës, e cila prekte shifrat e 65 milionë eurove, bashkë me bonuset.
Është gazetari Ben Jacobs që e ka raportuar këtë zhvillim të fundit nga Anglia, ku thuhet se propozimi i dytë, sërish nuk “ngroh” aq sa duhet pretendimet e “Qytetarëve” për të lënë të lirë mesfushorin kampion.
Sipas informacioneve, drejtuesit e “bluve” të Manchesterit nuk lëvizin nga kërkesat e tyre dhe duan plot 80 milionë euro.
Bisedimet mes dy klubeve vazhdojnë ende për të gjetur “mesin e artë” në gjuhën e përbashkët, me Barcelonën që nuk tërhiqet për ta transferuar një prej mesfushorëve më të mirë në qarkullim.
Barcelona's second bid of around £55m for Rodri has been rejected by Manchester City as talks continue.???????? pic.twitter.com/c4wi3ZPfug
— Ben Jacobs (@JacobsBen) August 13, 2026






